admin

“Sipërmarja si mjet për fuqizimin e të rinjve në komunitetet e vogla” Thirrje për Trajnues/Ekspert

“Sipërmarja si mjet për fuqizimin e të rinjve në komunitetet e vogla” Thirrje për Trajnues/Ekspert

by admin 0 Comments

Misioni i organizatës Synapsis World është një organizatë jofitimprurëse e cila ndodhet në qytetin e Dibrës, Maqedoni. Organizata jonë zyrtarisht është regjistruar më 18 Gusht, 2017. Targeti i Organizatës tonë janë të rinjtë Dibran të cilët janë resident në komunitetin tonë. Misioni ynë është të inspiroj çdo individ që ka potencial dhe vlera të ndihmoj çdo individ me qëllim të sjell ndryshin dhe mbështësë zgjedhjen e problemeve sociale në çdo rrethanë në shoqërinë tonë. Qëllimi jonë është të ndihmojme udhëheqësit në fushën e politikave sociale dhe të drejtat e fëmijëve dhe të rinjve me qëllim të realizohen nevojat e komunitetit tonë për një jetë më të mirë. Ne synojmë që të përmbushim këtë qëllime përmes mbështetjen e profesionistëve me trajnime, material teste, bashkpunim dhe partneritet me Ambasadën e Amerikës në Shkup gjatë këtij projekti.
Përshkrimi i shkurtër i projektit Ky projekt dymbëdhjetë muajsh, do zhvillojë aftësi vitale në advokimin e sipërmarjes tek të rinjtë në lokalitetin tonë. Synapsis World do fokusohet tek 20-30 pjesmarës që do jenë përfitues të këtij projekti. Përfituesit e këtij projekti do jenë të rinjtë nga mosha 16- 27 vjeç nga Komuna e Dibrës. Nëpërmjet projektit tonë, do të rrisë gatishmërinë e tyre për të përmbushur sfidat e biznesit dhe ato financiare që do të përballen në mënyrë të pashmangshme në jetë. Deri në fund të këtij projekti, trajnimet, panairi i punës dhe shpërndarja e sub-granteve, përfituesit do të kenë fituar një kuptim më të mirë të njohurive financiare, shkrimit të CV-së, aftësive të intervistimit, vet-besimin dhe njohjes së asaj që është veçanërisht e nevojshme, për të filluar një biznes dhe të bëhet profesionalisht i suksesshëm në tregjet vendore dhe kombëtare.

Përgjegjësitë Si ekspert dhe trajnues mbi sipërmarjen, pritet që të përmbushni planin, të udhëheqni dhe të facilitoni 6- 8 trajnime teknike. Të shtrirë në mes të marsit dhe korrikut të 2019.

Kualifikimet • Së paku 3 vjet përvojë të zhvillimit të një biznesi dhe përvojë konsultimi • Ka përvojë në mentorimin e të rinjve • Prezantim dhe aftësi në menaxhimin e projekteve • Përvojë e dëshmuar duke shërbyer si një trajner apo koordinator projekti • Njohuri për të gjithë ciklin e zhvillimit të biznesit, nga identifikimi i mundësive në shkrimin e planit të biznesit

Procesi i Aplikimit Kandidatëve të interesuar u kërkohet të dorëzojnë CV-të e tyre dhe një Letër Motivimi, maksimumi një faqe në email info@synapsisworld.org Të gjithë kandidatët që plotësojnë kriteret do ftohen për një intervistë.

 

DOKUMENTACIONI :

ENGLISH:
Entrepreneurship- Eng_

SHQIP:

Entrepreneurship- Shqip

МАКЕДОНСКИ:

Entrepreneurship- Мaqedonisht

Thirje për pjesmarës

Thirje për pjesmarës

by admin 0 Comments

Thirje për pjesmarës

Organizata Synapsis World ka kënaqësi të shpall nisjen e një projekti të ri “Sipërmarja si mjet për fuqizimin e të rinjve në komunitetet e vogla” që do realizohet në qytetin e Dibrës me mbështetjen e Ambasadës Amerikane në Shkup si dhe partnerët tanë Komuna e Dibrës dhe Peace Corps Maqedoni.

Ne kërkojmë 20- 30 pjesmarës të moshës 16-27 vjeç që janë të interesuar të jenë pjese e disa moduleve trajnimi gjatë gjatë periudhës 2019. Me ndihmën tonë ju do të rrisni njohuritë tuaja financiare, të shkruarit e një CV-je, aftësitë intervistuese, lidership, biznes plane, marketing plane dhe të fitojë aftësinë për të filluar një biznes dhe të bëhet profesionalisht i suksesshëm në tregjet lokale dhe kombëtare.
Nëse ju keni arritur që të kompletoni trajnimet tona dhe të plotësoni disa prej kërkesave, ju do keni të drejtë që të fitoni një grant të vogël për të filluar biznesin tuaj.
Nëse jeni I interesuar, kontaktoni Menaxherin e Projektit- Erduan Kllobucishta në email: info@synapsisworld.org
Mund të informoheni më shumë rreth organizatës tonë duke vizituar në linkun http://synapsisworld.org

MK__________________________________________

Повик за учесници

Организацијата Синапсис Свет има задоволство да го објави лансирањето на новиот проект “Претприемништвото како алатка за зајакнување на младите во помалите заедници”, се спроведува во градот Дебар со поддршка од Амбасадата на САД во Скопје, и нашите партнери Општина Дебар и Корпус за Мир во Македонија
Бараме 20-30 Млади од Дебар на возраст помеѓу 16 и 27 години, кои се заинтересирани да учествуваат во серија обуки во 2019 година. Со наша помош, ќе се зголеми вашето финансиска писменост, пишување на CV, интервју вештини, лидерство, бизнис план, маркетинг план, и да се стекнат со способност да се започне бизнис и да станат професионално успешни во локални и национални пазари. Ако учесниците завршуват нашите обуки и исполнуват неколку дополнителни барања, ќе бидат прифатливи за да се добие мал бизнис грант за да започнете свој бизнис!
Ако сте заинтересирани да учествувате, ве молиме контактирајте го Проектниот Менаџер Ердуан Клобучишта на info@synapsisworld.org или на +070 980 313
Можете да дознаете повеќе за нашата организација преку посета на нашата веб-страница http://synapsisworld.org

EN____________________________________________

Synapsis World Organization is pleased to announce that we are starting our new project “Entrepreneurship as a Tool for Youth Empowerment in Smaller Communities” this project will be realized in Debar Municipality supported from the U.S. Embassy Macedonia also with our partners Debar Municipality and Peace Corps Macedonia

We are seeking 20-30 Young Dibrans between the ages of 16 and 27 who are interested in participating in a series of training in 2019. With our help, you will increase your financial literacy, CV writing, interview skills, leadership, business plan, marketing plan and gain the ability to start a business and become professionally successful in both local and national markets.
If you complete our training and fulfill several additional requirements you will be eligible to receive a small-business grant to help start your own business!
If you are interested in participating, please contact Project Manager Erduan Kllobucishta at info@synapsisworld.org or +070 980 313
You can learn more about our organization by visiting our website athttp://synapsisworld.org

25 mënyra se ku duhet të investosh!

25 mënyra se ku duhet të investosh!

by admin 0 Comments

 

  1. Mos harro të investosh në veten tënde. Ky parim është fillimi dhe mbarimi i çdo suksesi në jetën tënde.
  2. Investimi më i mirë është gruaje jote, sa më shumë investon në atë, aq më shumë ke shërbim ndaj teje. Gruaja është si pasqyra, reflekton çdo veprim tëndin.
  3. Investo ne libra dhe dije. Mund të lexosh për çdo fushë dhe të krijosh idenë për gjërat në përgjithësi, por mos harro se të duhen 100 tituj në një lëmi që ti zoterosh mirë që të quhesh ekspert në atë lëmi.
  4. Kualifikimi në arsim dhe në grada shkencore. Edhe nëse një ditë nuk do kesh mundësi të aplikosh atë diplomë, dije se ato të sjellin statusin në shoqëri. Dhe statusi anasjelltas të diferencon nga “hajdutët” e injorancës.
  5. Investo në materiale apo asete që të ndihmojnë të shtosh mundësinë dhe lehtesimin në punën tënde. Ty të nevojitet koha më shumë se çdo gjë tjetër.
  6. Investo në real estate. Nëse ke mundësi që të blesh një pronë që vlera e asaj do rritet një ditë, bëje atë. Nëse nuk ke para gjej investitorë tjerë, kërkoju miqve të tu, por mos harro të ndjekësh intuitën tënde.
  7. Investo në prioritet e tua. Duhet tu japësh kohë dhe rëndësi gjërave që janë të rëndësishme nga ato që janë më pak të rëndësishme.
  8. Investo në miqtë e tu. Mos harro se në jetë gjërat që sti blen paraja të mundësohet nga miqtë e tu. Ti je mesatarja e 5 miqve të tu që ti shoqerohesh. Zgjidhi me kujdes miqtë e tu.
  9. Investo në vizionin tënd. Nëse vizioni yt pas 10 vitesh është të ndërtosh një biznes të sukseshëm, shiko ku ke mangësi, të duhet një ekip i mirë, të duhet ndonjë ekspert i mirë që kompania të ecë mirë mos kurse para.
  10. Investo në vlera jo në çmim. Çdo herë kur flet me klient, apo do të investosh në diçka, shiko çfare je duke kërkuar, vlerat që produkti ka, apo çmimi që ajo zotëron. Ti duhet të investosh në vlera që klientët të blejnë produktin tënd si një vlerë për jetën e tyre.
  11. Investo në imazhin e kompanisë tënde. Kur është hera e fundit që kë bërë rinovim të krejt biznesit tënd?? Kur është hera e fundit që ke ndryshuar pamjen për klientët e tu?? Mendoje mirë këtë.
  12. Investo në marketing. Harxho para në marketing sepse ajo të sjell klientët për të shitur dhe për të qenë prezent në treg. Trump thotë, po të kisha deshtuar dhe të rifilloja dhe njëherë, 80 % do investoja në marketing dhe 20 % në biznes.
  13. Investo në një mardhenie që të sjell lumturi, që është e bazuar mbi stabilitetin dhe maturinë.
  14. Investo në menaxhimin e kohës. Mos humb kohe me njerëz që të harxhojnë kohën dhe sta dinë vlerën.
  15. Investo në imazhin personal tëndin. Mënyra se si vishesh tregon shumë për punën tënde dhe për personalitetin tënd. 70 % të njerëzve gjykojnë atë se si ti dukesh.
  16. Investo në brendin e kompanisë tënde. Puno me kolegët e tu që të ndërtoni brendin së bashku, sepse ato përfaqsojnë brendin e kompanisë tënde kudo që shkojnë.
  17. Investo në fëmijët e tu. Duke ndërtuar të ardhmen e tyre i jep jetëgjatësi moshës tënde.
  18. Investo në aleanca me kompani të mëdha. Ato të ruajnë në momentet kur ti je buzë greminës së dështimit.
  19. Investo për të ruajtur veten nga armiqte e tu. Konkurenca është metoda për të të vënë në lëvizje, dhe për të kolapsur biznesin tënd. Zgjidh vet, të zgjohesh nga gjumi apo të mbyllësh biznesin tënd.
  20. Investo në ëndërrat që ke menduar më parë dhe që si ke realizuar akoma. Hapi ëndërrat nga sirtari dhe fillo puno për ato.
  21. Investo në fëmijërinë tënde. Çfarë do të thotë kjo? Investo në gjërat që të bëjnë të jesh i gëzuar dhe mos e ler veten pa shpërblim në momentet kur ti korr nje sukses.
  22. Investo në dështimet e tua. E çlidhje ka investimi me deshtimin? Sepse po nuk nxore përvojë nga dështimi do deshtosh pa ndalur dhe kjo ka më shumë pasoja.
  23. Investo në zhvillim personal. Kupto çfarë je i aftë të punosh duke bërë trajnime të ndryshme. Sa më shumë i kushton vëmendje vetvlersimit tënd aq më shumë do kesh sukses në raport me të tjerët.
  24. Krijo vizibilitet dhe qëndrueshmëri në punën tënde. Në këtë mënyrë krijon besueshmëri tek klientët e tu.
  25. Mos harro sado bota të të sjell pamundësi, ti je ai që ndërton të ardhmen tënde. Kur të dështosh, gjej një shteg tjetër. Nëse ke humbur shumë para mos e shiko si dështim, por si ngritje për ëndërrat e tua.
Leksione te mara nga Programi profesional ne Chicago

Leksione te mara nga Programi profesional ne Chicago

by admin 0 Comments

10 Leksione të mara nga Programi Profesional ne Chicago

1. Që të jesh pjesë e suksesit duhet që të ballafaqohesh me shumë probleme dhe të dish ti zgjedhësh ato.

2. Mënyra më e mirë për të kuptuar botën e tjetrit është duke qenë i matur dhe ruajtur ekuilibrin tënd.

3. Mënyra më e mirë për të udhëhequr dhe menaxhuar veten është duke i mbajtur shënim çdo takim me profesionist apo klient. Planifikimi është pjesa e duhur ku ti jep prioritet gjerave të rëndësishme nga ato që janë më pak të nevojshme.

4. Sado që të jesh i sukseshëm nuk mund të arrish të zgjedhësh problemin nëse nuk arrin që të përcaktosh qartë atë.

5. ” The American Dream” po shkon drejt fazës së përfundimit dhe fillon faza e tranzicionit “Don’t forget your Dreams”.

6. Sado që të ndëgjosh mendime të ndryshme nga njerëz të zgjuar, nga përkatësi te ndryshme, mos u dorzo nga qëllimi yt dhe ëndërra jote. Ti vendos për atë që është më e mirë për ty.

7. Ti ndodhesh brenda një procesi që është i yti. Mos u mundo të jetosh proceset dhe dinamikat e njerëzve të tjerë.

8. E ke shumë të vështirë të dallosh dështimet e tjetrit sidomos të një personi qe ka arritur shumë. Dhimbja dhe dështimet e kanë berë tjetrin të shkëlqen në fytyrë.

9. Që të udhëheqësh një kompani siç duhet, të duhet patjetër që të krijosh një grup të besueshëm që punon fort për të arritur qëllimet dhe vizionet e tua si kompani që kë.

10. Mos prano fjalën “JO” ajo nuk ekziston ne fjalorin e atyre që udhëheqin.