Misioni i organizatës Synapsis World është një organizatë jofitimprurëse e cila ndodhet në qytetin e Dibrës, Maqedoni. Organizata jonë zyrtarisht është regjistruar më 18 Gusht, 2017. Targeti i Organizatës tonë janë të rinjtë Dibran të cilët janë resident në komunitetin tonë. Misioni ynë është të inspiroj çdo individ që ka potencial dhe vlera të ndihmoj çdo individ me qëllim të sjell ndryshin dhe mbështësë zgjedhjen e problemeve sociale në çdo rrethanë në shoqërinë tonë. Qëllimi jonë është të ndihmojme udhëheqësit në fushën e politikave sociale dhe të drejtat e fëmijëve dhe të rinjve me qëllim të realizohen nevojat e komunitetit tonë për një jetë më të mirë. Ne synojmë që të përmbushim këtë qëllime përmes mbështetjen e profesionistëve me trajnime, material teste, bashkpunim dhe partneritet me Ambasadën e Amerikës në Shkup gjatë këtij projekti.
Përshkrimi i shkurtër i projektit Ky projekt dymbëdhjetë muajsh, do zhvillojë aftësi vitale në advokimin e sipërmarjes tek të rinjtë në lokalitetin tonë. Synapsis World do fokusohet tek 20-30 pjesmarës që do jenë përfitues të këtij projekti. Përfituesit e këtij projekti do jenë të rinjtë nga mosha 16- 27 vjeç nga Komuna e Dibrës. Nëpërmjet projektit tonë, do të rrisë gatishmërinë e tyre për të përmbushur sfidat e biznesit dhe ato financiare që do të përballen në mënyrë të pashmangshme në jetë. Deri në fund të këtij projekti, trajnimet, panairi i punës dhe shpërndarja e sub-granteve, përfituesit do të kenë fituar një kuptim më të mirë të njohurive financiare, shkrimit të CV-së, aftësive të intervistimit, vet-besimin dhe njohjes së asaj që është veçanërisht e nevojshme, për të filluar një biznes dhe të bëhet profesionalisht i suksesshëm në tregjet vendore dhe kombëtare.

Përgjegjësitë Si ekspert dhe trajnues mbi sipërmarjen, pritet që të përmbushni planin, të udhëheqni dhe të facilitoni 6- 8 trajnime teknike. Të shtrirë në mes të marsit dhe korrikut të 2019.

Kualifikimet • Së paku 3 vjet përvojë të zhvillimit të një biznesi dhe përvojë konsultimi • Ka përvojë në mentorimin e të rinjve • Prezantim dhe aftësi në menaxhimin e projekteve • Përvojë e dëshmuar duke shërbyer si një trajner apo koordinator projekti • Njohuri për të gjithë ciklin e zhvillimit të biznesit, nga identifikimi i mundësive në shkrimin e planit të biznesit

Procesi i Aplikimit Kandidatëve të interesuar u kërkohet të dorëzojnë CV-të e tyre dhe një Letër Motivimi, maksimumi një faqe në email info@synapsisworld.org Të gjithë kandidatët që plotësojnë kriteret do ftohen për një intervistë.

 

DOKUMENTACIONI :

ENGLISH:
Entrepreneurship- Eng_

SHQIP:

Entrepreneurship- Shqip

МАКЕДОНСКИ:

Entrepreneurship- Мaqedonisht