1. Mos harro të investosh në veten tënde. Ky parim është fillimi dhe mbarimi i çdo suksesi në jetën tënde.
  2. Investimi më i mirë është gruaje jote, sa më shumë investon në atë, aq më shumë ke shërbim ndaj teje. Gruaja është si pasqyra, reflekton çdo veprim tëndin.
  3. Investo ne libra dhe dije. Mund të lexosh për çdo fushë dhe të krijosh idenë për gjërat në përgjithësi, por mos harro se të duhen 100 tituj në një lëmi që ti zoterosh mirë që të quhesh ekspert në atë lëmi.
  4. Kualifikimi në arsim dhe në grada shkencore. Edhe nëse një ditë nuk do kesh mundësi të aplikosh atë diplomë, dije se ato të sjellin statusin në shoqëri. Dhe statusi anasjelltas të diferencon nga “hajdutët” e injorancës.
  5. Investo në materiale apo asete që të ndihmojnë të shtosh mundësinë dhe lehtesimin në punën tënde. Ty të nevojitet koha më shumë se çdo gjë tjetër.
  6. Investo në real estate. Nëse ke mundësi që të blesh një pronë që vlera e asaj do rritet një ditë, bëje atë. Nëse nuk ke para gjej investitorë tjerë, kërkoju miqve të tu, por mos harro të ndjekësh intuitën tënde.
  7. Investo në prioritet e tua. Duhet tu japësh kohë dhe rëndësi gjërave që janë të rëndësishme nga ato që janë më pak të rëndësishme.
  8. Investo në miqtë e tu. Mos harro se në jetë gjërat që sti blen paraja të mundësohet nga miqtë e tu. Ti je mesatarja e 5 miqve të tu që ti shoqerohesh. Zgjidhi me kujdes miqtë e tu.
  9. Investo në vizionin tënd. Nëse vizioni yt pas 10 vitesh është të ndërtosh një biznes të sukseshëm, shiko ku ke mangësi, të duhet një ekip i mirë, të duhet ndonjë ekspert i mirë që kompania të ecë mirë mos kurse para.
  10. Investo në vlera jo në çmim. Çdo herë kur flet me klient, apo do të investosh në diçka, shiko çfare je duke kërkuar, vlerat që produkti ka, apo çmimi që ajo zotëron. Ti duhet të investosh në vlera që klientët të blejnë produktin tënd si një vlerë për jetën e tyre.
  11. Investo në imazhin e kompanisë tënde. Kur është hera e fundit që kë bërë rinovim të krejt biznesit tënd?? Kur është hera e fundit që ke ndryshuar pamjen për klientët e tu?? Mendoje mirë këtë.
  12. Investo në marketing. Harxho para në marketing sepse ajo të sjell klientët për të shitur dhe për të qenë prezent në treg. Trump thotë, po të kisha deshtuar dhe të rifilloja dhe njëherë, 80 % do investoja në marketing dhe 20 % në biznes.
  13. Investo në një mardhenie që të sjell lumturi, që është e bazuar mbi stabilitetin dhe maturinë.
  14. Investo në menaxhimin e kohës. Mos humb kohe me njerëz që të harxhojnë kohën dhe sta dinë vlerën.
  15. Investo në imazhin personal tëndin. Mënyra se si vishesh tregon shumë për punën tënde dhe për personalitetin tënd. 70 % të njerëzve gjykojnë atë se si ti dukesh.
  16. Investo në brendin e kompanisë tënde. Puno me kolegët e tu që të ndërtoni brendin së bashku, sepse ato përfaqsojnë brendin e kompanisë tënde kudo që shkojnë.
  17. Investo në fëmijët e tu. Duke ndërtuar të ardhmen e tyre i jep jetëgjatësi moshës tënde.
  18. Investo në aleanca me kompani të mëdha. Ato të ruajnë në momentet kur ti je buzë greminës së dështimit.
  19. Investo për të ruajtur veten nga armiqte e tu. Konkurenca është metoda për të të vënë në lëvizje, dhe për të kolapsur biznesin tënd. Zgjidh vet, të zgjohesh nga gjumi apo të mbyllësh biznesin tënd.
  20. Investo në ëndërrat që ke menduar më parë dhe që si ke realizuar akoma. Hapi ëndërrat nga sirtari dhe fillo puno për ato.
  21. Investo në fëmijërinë tënde. Çfarë do të thotë kjo? Investo në gjërat që të bëjnë të jesh i gëzuar dhe mos e ler veten pa shpërblim në momentet kur ti korr nje sukses.
  22. Investo në dështimet e tua. E çlidhje ka investimi me deshtimin? Sepse po nuk nxore përvojë nga dështimi do deshtosh pa ndalur dhe kjo ka më shumë pasoja.
  23. Investo në zhvillim personal. Kupto çfarë je i aftë të punosh duke bërë trajnime të ndryshme. Sa më shumë i kushton vëmendje vetvlersimit tënd aq më shumë do kesh sukses në raport me të tjerët.
  24. Krijo vizibilitet dhe qëndrueshmëri në punën tënde. Në këtë mënyrë krijon besueshmëri tek klientët e tu.
  25. Mos harro sado bota të të sjell pamundësi, ti je ai që ndërton të ardhmen tënde. Kur të dështosh, gjej një shteg tjetër. Nëse ke humbur shumë para mos e shiko si dështim, por si ngritje për ëndërrat e tua.