Blog,  Uncategorized

Leksione te mara nga Programi profesional ne Chicago

10 Leksione të mara nga Programi Profesional ne Chicago

1. Që të jesh pjesë e suksesit duhet që të ballafaqohesh me shumë probleme dhe të dish ti zgjedhësh ato.

2. Mënyra më e mirë për të kuptuar botën e tjetrit është duke qenë i matur dhe ruajtur ekuilibrin tënd.

3. Mënyra më e mirë për të udhëhequr dhe menaxhuar veten është duke i mbajtur shënim çdo takim me profesionist apo klient. Planifikimi është pjesa e duhur ku ti jep prioritet gjerave të rëndësishme nga ato që janë më pak të nevojshme.

4. Sado që të jesh i sukseshëm nuk mund të arrish të zgjedhësh problemin nëse nuk arrin që të përcaktosh qartë atë.

5. ” The American Dream” po shkon drejt fazës së përfundimit dhe fillon faza e tranzicionit “Don’t forget your Dreams”.

6. Sado që të ndëgjosh mendime të ndryshme nga njerëz të zgjuar, nga përkatësi te ndryshme, mos u dorzo nga qëllimi yt dhe ëndërra jote. Ti vendos për atë që është më e mirë për ty.

7. Ti ndodhesh brenda një procesi që është i yti. Mos u mundo të jetosh proceset dhe dinamikat e njerëzve të tjerë.

8. E ke shumë të vështirë të dallosh dështimet e tjetrit sidomos të një personi qe ka arritur shumë. Dhimbja dhe dështimet e kanë berë tjetrin të shkëlqen në fytyrë.

9. Që të udhëheqësh një kompani siç duhet, të duhet patjetër që të krijosh një grup të besueshëm që punon fort për të arritur qëllimet dhe vizionet e tua si kompani që kë.

10. Mos prano fjalën “JO” ajo nuk ekziston ne fjalorin e atyre që udhëheqin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *